Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reçica merr premtime nga Iowa për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike

Gjatë qëndrimit në shtetin e Iowas në SHBA, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi takime me përfaqësues institucionalë, agjencione qeveritare dhe organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, çështje të punës dhe shëndetit.

Ministri zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë Qeveritare të Iowas, e cila merret me zhvillim të fuqisë punëtore, më të cilët shkëmbeu ide rreth ndërtimit të bashkëpunimit sa i përket rritjes së punësimit.

Reçica gjithashtu u prit në takim nga përfaqësues të Departamentit Qeveritar për Çështje të Veteranëve të Iowas, të cilët i informoi rreth obligimeve dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për veteranët dhe të drejtat e tyre.

Ai zhvilloi takime të ndara në organizatën “United Way”, e cila bënë bashkë donatorë, biznese, përfaqësues qeveritarë dhe ekspertë, si dhe në kolegjin DMACC me të cilin Kosova tashmë ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional.

Në takim ministri u prit edhe nga përfaqësues të Odës Ekonomike në Des Moines të Iowas, të cilët e njoftuan ministrin rreth përpjekjeve që nëpërmjet inovacionit, planifikimit strategjik dhe bashkëpunimit global, ata ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës. Në këtë pikë, së bashku u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në çështje dhe projekte konkrete.