Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim një delegacion nga shteti i Iowas, kryesuar nga Presidenti i kolegjit DMACC (Des Moines Area Community College), Rob Denson.
Reçica shprehu falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Ai e njoftoi Densonin rreth problemeve që Kosova po përballet sa i përket papunësisë si dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar, sipas nevojave të tregut të punës.
Sipas tij, aftësimi profesional dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë të domosdoshme dhe çelës i zbutjes së papunësisë në vend.
Në anën tjetër, Denson ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së për të ndihmuar Kosovën në çështjet për të cilat u diskutua rreth punësimit dhe aftësimit profesional.
Pas takimit, ministri Reçica dhe delegacioni nga Iowa vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë për të parë nga afër punën që bëhet në shërbim të punëkërkuesve, të cilët zgjedhin këtë qendër për të ndjekur trajnimet profesionale në profilet që ofrohen aty.
-
Reçica merr premtime nga Iowa për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike
-
Kosova i kërkon Iowas të pranojë punëtorë sezonalë nga Kosova
-
Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim
-
Haradinaj priti një delegacion nga Iowa
-
Reçica: Rritja e punësueshmërisë kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit