Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reçica apel Berlinit: Lehtësoni procedurat burokratike mes vendeve tona

Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në Gjermani.

Siç njofton komunikata nga kjo ministri, ai është takuar edhe me drejtues të disa medieve gjermane si “Süddetusche Zeitun”, e të tjera.

“Ato theksuan rëndësinë e arsimit profesional dual të të rinjëve në funksion të migrimit për punë, gjë që ministri Reçica në vazhdimësi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm në takimet që pati gjatë vizitës së tij. Projektet e përbashkëta në mes të Kosovës me ‘Diakonie’ dhe punëdhënës të ndryshëm gjerman, po hasin në vështirësi, nisur nga marrja e vizave dhe njohja e diplomave nga Kosova, procedurë e cila zgjatë deri në 14 muaj kohë", citohet të ketë thënë Reçica.

Ai tutje përmes tyre ka drejtuar një apel për Berlinin.

“Lehtësoni procedurat burokratike mes dy vendeve tona”, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për qytetarët tanë, njëlloj sikurse për ata të Evropës.​