Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania kërkon kontributin e Kosovës dhe Serbisë në Procesin e Berlinit

Më 3 nëntor, do të mbahet një konferencë në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka njoftuar të enjten ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se Gjermania e dëshiron integrimin e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Theks i dha edhe kontributit që Kosova dhe Serbia duhet të japin në këtë proces.

“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania e dëshiron Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në BE dhe mbështetet në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në proces në mënyrë konstruktive”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën priti në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka biseduar për jetësimin e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Edhe Rohde kërkon progres në dialog Arbëri Rohde kërkon progres në dialog

Sarrazin ka thënë se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm këtë proces.

“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosovë dhe të flasësh me të si mik e partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit. Bundestagu gjerman mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak në të gjitha mënyrat”, ka shkruar Sarrazin të enjten në Twitter.