Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagim i çuditshëm i kryeshefit të ASHNA-s pas kronikës së KTV- së për skandalet në këtë agjenci

“Unë nuk kam pare me të pagu, e ti vazhdo” kanë qenë fjalët e vetme që kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, i ka thënë në telefonatën që ai ia ka bërë gazetares së KTV-së, Ardiana Thaçi Mehmetit, pak minuta pas transmetimit të kronikës për blerjen e një TV-je në vlerë prej 10 mijë eurosh nga kjo Agjenci.

Gjatë gjithë ditës, KTV-ja ka provuar të vërë kontakt me Nuredinin, për të kuptuar se çfarë ka dashur të thoshte me atë, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të KTV-së, por nëpërmjet një sms-je, ka kërkuar të mos e thërrasim në numrin me të cilin kishte telefonuar gazetaren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, Kohavision në çdo raportim që ka bërë, i ka dërguar pyetjet në këtë Agjenci për të marrë versionin e tyre, karshi një mori dokumentesh që KTV-ja ka pasur në posedim. Por, të pakta kanë qenë rastet kur ata janë përgjigjur, pavarësisht që ka pasur raste kur për një përgjigje të tillë është pritur me javë të tëra.

KTV-ja, në marsin e vitit 2016 kishte raportuar për punësimet e parregullta në këtë Agjencion.

vazhdimisht ka pasur probleme me buxhetin dhe Qeveria e Kosovës është detyruar ta mbështesë me mjete shtesë.