Katër raste hetimore, të cilët kanë të bëjnë me krim të organizuar dhe korrupsion, janë futur nën “llupën” e Bashkimit Evropian. Prokuroria e Shtetit ka marrë vendim së fundi që edhe ato t`i shënjestrojë për procesin e liberalizimit të vizave.
“Koha Ditore” është njoftuar se rastet e shënjestruara janë: rasti “Viza”, ku i dyshuar është deputeti Milaim Zeka; rasti “Klina”, ku i dyshuar ka qenë ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota; rasti “Shkolla”, i cili ka të bëjë po ashtu me mashtrim vizash, si dhe rasti “Avanca”, që ndërlidhet me dyshimet për keqpërdorime në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPPM).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha këto raste janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Shënjestrimin e tyre e ka konfirmuar Prokuroria, por nuk ka pranuar të japë detaje rreth të dyshuarve, veprave penale apo edhe për llojin e keqpërdorimeve, me arsyetimin se hetimet janë duke vazhduar dhe se “në këtë fazë mund të dëmtohen”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)