Ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ai ishte viktima e parë e masave që Bashkimi Evropian mori ndaj Kosovës.
Rashiq ka treguar se si i ishte anuluar një takim në Bruksel që ishte i planifikuar në qershor.
Ndaj Kosovës u morën masa, me pretendimet “se nuk është sjellë në mënyrë evropiane”, për të ndërmarrë hapa për shtensionim në veri të Kosovës.
“Jam Nenad Rashiq. Unë isha viktima e parë e masave që u morën nga BE-ja. Më duhet të them, ne ishim paraparë të niseshim në Bruksel të dielën, ishte qershor. Kishim plan të takoheshim të hënën, dhe duhej të niseshim të dielën. Gjitha takimet u anuluan të premten pasdite. Zhgënjimi im ishte i madh, u desh të mbulonim të gjitha kostot si të biletave, hotelit në Bruksel e nuk shkuam fare atje”, tha Rashiq, në një video që u publikua në platformën “X” nga Gerald Knaus, që është bashkëthemelues i think-tankut European Stability Initiative (ESI).
Knaus i ka quajtur masat “absurditet”.
“Absurditet. Sanksionet e BE-së kundër Kosovës. Viktima e parë: ministri serb i Kosovës, Nenad Rashiq, që kishte takime në Bruksel më 19 qershor për të diskutuar për përkrahjen për minoritetin serb me zyrtarët e BE-së. Takimet u anuluan nga BE-ja!?” – ka shkruar Knaus në platformën “X”.
Ndërkohë postimin e Knausit e ka shpërndarë edhe eurodeputeti gjerman Reinhard Buetikofer, i cili ka qenë mjaft i ashpër ndaj krerëve të BE-së.
“Kjo është me të vërtetë një përzierje absurde e shkurtpamësisë, humbjes së dinjitetit dhe hakmarrjes së vogël nga ana e Komisionit të BE-së dhe Shërbimit të Jashtëm të BE-së, sa që është e vështirë të besohet! Ursula von der Leyen e Josep Borrell, çfarë po bëjnë shërbimet tuaja? A mundeni, ju lutem, të përmbushni detyrat tuaja?!” – ka shkruar Buetikofer.
Absurdity
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) August 14, 2023
EU sanctions against Kosovo.
First victim: ?? Serb minister Nenad Rasic, who had meetings in Brussels on 19 June to discuss support for Serb minority with EU officials.
Meetings were then cancelled by EU!?@ExtSpoxEU @MiRo_SPD @ToniHofreiter @aliciakearns pic.twitter.com/wtpGF8gdLA
This is really such an absurd mixture of short-sightedness, loss of dignity and petty vindictiveness on the part of EU Commission and EEAS, that it is hard to believe! Hey, @vonderleyen and @JosepBorrellF, what are your services doing? Can you, please, live up to your duties?! https://t.co/9kdFh42Uu4
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 14, 2023