Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rashiq: Largimi i kryetarëve në veri s’mund të bëhej me propozime improvizuese, peticioni zgjidhja e duhur

Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se procesi i nënshkrimit të peticioneve, i cili pritet t’i hapë rrugë votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, është proces legjitim, korret e i përcaktuar nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se si qeveri kanë pasur të drejt që nga fillimi që shkarkimi i katër kryetarëve të bëhet përmes Udhëzimit Administrativ dhe jo me propozime të tjera improvizuese.

“Ky është proces legjitim, korrekt, është i përcaktuar prej institucioneve kosovare sikurse që është prej anës së Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe unë jam në fund i bindur se procedurat të cilat i përcaktojmë ne si institucion ose vet institucionet që e kanë të drejtën me kreditin e dokumenteve. Kemi pasur të drejt prej fillimit që duhet një zgjidhje sistematike. Jo propozime që kemi pasur me improvizime”, është shprehur ai, në një deklarim për EO.

Rashiq ka shtuar se dizajnimi i Udhëzimit Administrativ, ka qenë dëshmi që krijimi i bazës ligjore është diçka që institucionet në Kosovë dinë ta bëjnë me profesionalizëm.

“Opsioni i parë ka qenë dorëheqja e kryetarëve, dhe kjo e ka pasur një konotacion shumë të çuditshëm që kryetarët ta japin dorëheqje pas një kohe të shkurtër, pavarësisht se nuk i hyjnë legjitimitetit unë po flas për legalitetin, dhe në këtë rast kur dizajnohet Udhëzimi Administrativ për mua është një dëshmi që krijimi i bazave ligjore është diçka që institucionet e Kosovës janë të gatshme ta bëjnë në mënyrë profesionale”, ka theksuar Rashiq.

Edhe Krasniqi: Ende s’ka nisur asnjë peticion për shkarkimin e kryetarëve në veri Arbëri Krasniqi: Ende s’ka nisur asnjë peticion për shkarkimin e kryetarëve në veri

Ai ka thënë se nënshkrimi i peticionit është vetëm iniciativa fillestare e gjithë procesit, por që ai bëri thirrje që e gjithë procedura të respektohet.

“Nënshkrimi i peticionit, i kërkesës për shkarkim është një iniciativë fillestare, e cila po duhet ta sigurojë daljen në referendum e kështu me radhë. Por prapë po kthehemi në atë aspekt që duhet me pas forma dhe dinamika të punës në këtë rast procesi të respektohet siç duhet”, tha ai.