Mbi raportin e OSBE/ODHIR-it ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas të cilit përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi raportin në fjalë është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën jo parlamentare.
Përmes tri postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkruan se raporti ka certifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që duhet, transmeton tch.
OSBE rrëzon 30 qershorin, zgjedhjet në Shqipëri jodemokratike
“Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë. Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu e bashkëpunimi, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, ka shkruar Rama.
-
OSBE rrëzon 30 qershorin, zgjedhjet në Shqipëri jodemokratike
- Shqipëria: Midis dinamikës së reformave dhe brishtësisë demokratike
-
Meta këshillon Ramën të heqë dorë nga presionet, zgjedhjet më 13 tetor
-
KE thotë se për zgjedhjet duhet pritur Kushtetuesja, nxit palët për reformë zgjedhore
-
BE-ja: Zgjedhjet në Shqipëri kryesisht të qeta, të zgjedhurit lokalë të punojnë sipas Kushtetutës