Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramush e Anita Haradinaj marrin shtetësinë shqiptare

Presidenti Bujar Nishani firmos dekretin që hyn në fuqi menjëherë, sipas të cilit Ramush Haradinaj dhe bashkeshortja e tij Anita Haradinaj tashmë do të mbajnë edhe pasaporte shqiptare.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka firmosur dekretin që i jep shtetësinë shqiptare çiftit Hardinaj. Dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkohë Ramush Haradinaj po mbahet ende ne France pas fletëarresteve të lëshuara nga Serbia.

Pak ditë më parë ambasadori francez në Kosovë u shpreh se Haradinaj do të gjykohet atje jo për akuzat që ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare më herët.

Didier Chabert deklaroi se Serbia ka ngritur akuza të tjera ndaj Ramush Haradinajt.

Image