Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramosaj: Ende nuk mund të flasim për arsyet e helmimit pa pasur ekspertizë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se sot ka qenë një kujdes më i shtuar sepse edhe institucionet e nivelit qendror kanë dalë në ndihmë.

Ai ka thënë se deri më tash nuk mund të flasin për ekspertiza pasi nuk ka rezultate konkrete.

Sipas tij, të gjitha kapacitetet do të jenë në funksion që kjo situatë të tejkalohet.

“Ne ditën e diele kemi marrë vendim që ta ndalim ujin për 24 orë, ndërkaq sot kemi dhënë leje që uji të përdoret për sanitari dhe amvisëri. Kryetarët e të gjitha komunave dhe të gjitha institucionet kanë shprehur gatishmërinë që t’iu dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm