Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramosaj: Ata që në LDK janë kundër koalicionit me VV-në, janë kundër ndërtimit të institucioneve

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berim Ramosaj, ka deklaruar se ata që brenda LDK-së po e kundërshtojnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, i bie që të jenë kundër ndërtimit të institucioneve të reja. 

Sipas tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar pjekuri politike duke vendosur të ndërpresë përkohësisht dialogun me VV-në për një marrëveshje të mundshme, shkaku i nismës për shkarkimin e tij. 

“Qasja e Abdixhikut për ndërprerjen e përkohshme të kësaj marrëveshjeje eventuale e shoh si sjellje të pjekur politike. Ai kishte të drejtë të vazhdonte dialogun me qëllim të ndërtimit të institucioneve, por tregoi ndjeshmëri ndaj përgjegjësisë politike që ka. Reflektimi i tij më ka lënë përshtypje pozitive”, ka thënë Ramosaj në “Interaktiv”.

Megjithatë, ai kritikoi grupet brenda LDK-së që po kërkojnë votëbesim ose shkarkimin e kryetarit, duke vlerësuar se veprime të tilla në këtë fazë dëmtojnë procesin e krijimit të institucioneve.

Ramosaj ka thënë se çështjet e brendshme të partisë do të duhej të liheshin për një periudhë më të qetë, në mënyrë që prioritet t’i jepej formimit të institucioneve, për të cilin, sipas tij, kanë votuar edhe qytetarët.

Edhe LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut Arbëri 2 d. më parë LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut

“Nëse ata janë kundër koalicionit me Vetëvendosjen, i bie që janë kundër ndërtimit të institucioneve. Po të kishte alternativa të tjera, kjo qasje do të kishte kuptim. Por është e qartë se PDK-ja është përcaktuar të mbetet në opozitë dhe Aleanca gjithashtu, prandaj rreziku për bllokadë institucionale është shumë i madh”, u shpreh ai.

Sipas Ramosajt, çdo zgjidhje që do të kontribuonte në tejkalimin e krizës dhe funksionalizimin e institucioneve do të meritonte mbështetje, pavarësisht zhvillimeve të brendshme politike.