Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se xhubleta shqiptare ka shkëlqyer të dielën me format e saj unikale në “Oktoberfest” që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama ka vlerësuar lart parakalimin e veshjeve tradicionale shqiptare në këtë festival ndërkombëtar.
“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale”, ka shkruar Rama.
Për herë të parë në historinë e këtij eventi prestigjioz, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në mënyrë madhështore në paradën e famshme të “Trachten – und Schützenzug”, ku marrin pjesë rreth 9 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, të veshur me kostume historike e kulturore.
Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”
Një moment historik për kulturën shqiptare u shënua të dielën në Gjermani, në festivalin më të...-
Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”
-
Rama mbron shpenzimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West
-
Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin për sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri
-
Rama e sheh arrestimin e Veliajt si sukses të reformës në drejtësi
-
Rama: Evropa ka nevojë për një aleancë përtej armatimit