Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama anulon vizitën në Vjenë

Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka anuluar vizitën zyrtare në Austri. Rama ishte planifikuar të takohej të hënën me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker. 

Lajmin për anulimin e vizitës e ka bërë portali austriak “Ots.at”, por e ka konfirmuar edhe Kryeministria e Shqipërisë. 

Anulimi vjen pas situatës së tensionuar në Shqipëri, ku protestat e dhunshme kanë hyrë në ditën e gjashtë. 

Tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.

Lexo përditësimet tjera
Dita 6

LIVE - Dita e gjashtë e protestave në Tiranë: Përplasje mes Policisë dhe protestuesve

Të dielën Shqipëria ka hyrë në ditën e gjashtë të protestave. Gjatë pesë ditëve të kaluara,...