Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga gazetarët për paralajmërimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Rama ka thënë se Vuçiqi do të jetë në Samit dhe se nuk ka asnjë rrugë tjetër, pasi përndryshe do të ishte katastrofë si për Serbinë ashtu edhe për vetë presidentin serb.
“Nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda dhe jashtë vendit tonë, për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë, nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të vijë në Samit. Jua them këtë me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, ka thënë Rama.
Samiti fillon më 6 dhjetor.
-
Rama i sigurt se Vuçiqi do të jetë i pranishëm në Tiranë
-
Vuçiqi nuk merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
-
Vuçiq: Me mikun tim biseduam për ‘Ballkanin e Hapur”
-
Samiti BE-Ballkan Perëndimor, agjenda dhe temat kryesore
-
Lajçak shkon sot në Beograd për ta bindur Vuçiqin të marrë pjesë në Samitin e BE-së