Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi të enjten në takim me qytetarët se shtatori i vitit të ardhshëm do të jetë koha kur pritet të implementohet unaza njëkahore.
“Nesër (të premten v.j.) do mbahet mbledhja e fundit ku do vendoset për projektin final të unazës njëkahore ku pastaj do të dalë edhe në diskutim publik e deri në shtator të vitit të ardhshëm pritet që të implementohet."
Ai njoftoi se më 16 janar do të përzgjidhet kompania fituese për rrugën A dhe pastaj pritet të fillojë ndërtimi i saj.
Rama foli edhe për sheshin që fillimisht do të zgjatet deri te Posta, e pastaj deri te “Rrethi i Flamurit”.
-
Rama kushtëzon tërheqjen nga nisma për taksë për jorezidentët
-
Prishtina pa zgjidhje për tollovitë në trafik
-
Rama letër të hapur Kurtit, kërkon zhbllokimin e pengesave për Unazën e Prishtinës
-
Rama premton unazën e kryeqytetit, Shehu siguron mbështetjen e PDK-së në Junik
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme