Në fjalën e tij të parë në këtë mandate të dytë qeverisës, kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u ndal edhe në disa çështje që kanë të bëjnë me vendet tonë fqinje.
Për Kosovën, Rama tha se nga 1 janari i 2018 shpreson që kufiri me Kosovën të jetë një kufi europian, pa radhë dhe pa kontrolle policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, shefi i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka gati projektin e bashkimit doganor me Kosovën, ndërsa pret vetëm “OK” e qeverisë së shtetit tjetër shqiptar.
Rama: I uroj kryeministrit Haradinaj urtësi, fuqi dhe shëndet në të mirë të ksovës. Uroj që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi euriopin pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018. Ne jemi gati shpresoj që dhe Kosova të jetë gati. Gjithashtu uroj që bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë duke i kthyer doganat në portin e Shqipërisë në dogana dhe të Kososvës. Projekti është gati, i dakordësuar mes dy palëve. Miratimi nga ana jonë është gati, presim vetëm miratimin e qeverisë së Kosovës.