Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Shqipëria do t’i heqë tarifat doganore me Kosovën

Kryeministri Edi Rama, deklaroi të dielën se Shqipëria do t’i heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

Ai shpreson që këtë hap ta marrë edhe Qeveria e Kosovës.

”Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar. Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarëdo vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

Rama tha se është e pakutueshme që Shqipëria të heqë doganën për shtetet anëtare të Ballkanit të Hapur, e ta mbajë me Kosovën.

“Anasjelltas duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës por nëse Qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”, ka deklaruar ai gjatë vizitës së tij, të dielën, në fabrikën e prodhimit të miellit në Xërxë të Rahovecit.

Edhe Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë Arbëri Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë

Kosova nuk ka pranuar të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, të cilin e kanë themeluar Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, ndërkohë që kanë dhënë sinjale se do t’i bashkohen edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina.

Të hënën (nesër) në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e dy qeverive, Kosovë- Shqipëri. /abcnews