Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar të hënën, me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilin ka diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
Rama ka njoftuar se pritet që ndërtimi i këtij spitali të fillojë në vitin 2023.
“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku dhe me bashkëpunëtorë, u takuam me ministrin e Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, me të cilin diskutuam për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare. Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai më tej ka njoftuar se me Latifin janë pajtuar që të bashkëpunojnë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, që do të ofronte shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës.