Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë diskutuar detajet e fundit të projektit pwr spitalin e kryeqytetit.
Sipas tij ky spital do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet. Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës. Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, shkruan Rama.

Artikuj të ngjashëm
-
Rama fajëson MPB-në për bllokimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
-
Rama: S'ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti për tramin elektrik
-
Rama: Përfshirja e buxhetit të Prishtinës në projektligj, hap i rëndësishëm për stabilitet
-
Rama: Qeveria po bllokon qëllimisht buxhetin e kryeqytetit
-
Rama: Prishtina tregoi që nuk e do bllokimin