Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të martën është bërë prezantimi i planit të detajuar për spitalin e Prishtinës, ndërtimi i të cilit sipas tij, pritet të fillojë këtë vit.
Për këtë spital, Rama ka thënë se është ndarë parcela në "Prishtinën e Re" dhe buxheti prej 1.3 milionë eurove.
“Do të ketë rreth 200 shtretër, me këto departamente kryesore: Kirurgjia, Internistika, Gjinekologjia dhe pediatria. Faleminderit partnerëve tanë nga ICME, për punën fantastike në krijimin e një objekti të denjë që do të plotësojë të gjitha kushtet e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Rama fajëson MPB-në për bllokimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
-
Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet
-
Buxheti i Prishtinës për këtë vit rreth 124 milionë euro
-
Rama takohet me Latifin: Presim që ndërtimi i Spitalit të Prishtinës të fillojë gjatë 2023-tës
-
Spitali i Prishtinës ende pa lokacion