Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka përjashtuar mundësinë e një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.
Ai ka thënë se nëse ka hapësirë për takim të tillë, ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës duan të flasin me dy shtetet, “ndoshta takimi mund të ndodhë”.
“Nuk kemi planifikuar diçka të tillë, nuk e parashikoj. Çdo gjë mund të ndodhë sepse në situata të tilla ku të gjithë flasin me njëri-tjetrin, nëse ka një hapësirë ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës që do të jenë këtu, do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë,” deklaroi Rama”, ka thënë Rama për “Euronews Albania”.
I pyetur për kritikat e Kosovës për idenë e Ramës që dialogu Kosovë-Serbi të ngrihet në nivel konference dhe për propozimin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Rama ka thënë se “rruga është shumë e qartë”.
“Puna e palodhur drejt paqes, prirja drejt së ardhmes dhe të mos mbeturit peng i të shkuarës. Ne nuk u japim leksione miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj si ata duhet ta shohin botën, por kemi një bashkëpunim konstruktiv me ta dhe u qëndrojmë gjithnjë pranë. Kështu ja kemi dalë deri më sot. Çfarë ka këtu për t’u çuditur? Më e rëndësishmja, Serbia e ka humbur luftën. Kosova e ka fituar luftën. Historia ka treguar se kush ka humbur luftën nuk është i interesuar për paqen, ndryshe nga ai që e ka fituar luftën” u shpreh ai.
Edhe
Rama: Macroni nuk i hap rrugë liberalizimit, nëse Prishtina refuzon planin franko-gjerman
Sipas Ramës, Kosova është dashur të këmbëngulte për zbatimin e planit franko-gjerman, për ta arritur njohjen përfundimtare.
“Plani franko-gjerman është ujdia më e mirë që Kosova mund të marrë, sepse është njohje de facto. Është propozim tolerant dhe i hap rrugën njohjes nga të tjerët. Përse nuk e nxisin ata? Përse nuk këmbëngulin? Përse Kosova nuk është pala që t’ju kërkojë të gjithëve që ky propozim të bëhet? Në politikë dhe në zgjidhjen e diçkaje që është në interesin tënd, nuk është asnjëherë ide e mirë të fillosh të gërmosh në mendjen e tjetrit. A është tjetri vërtet i interesuar? A e do ai vërtet diçka? Ndoshta jo dhe nëse do të hiqnim fuqitë e mëdha që janë me ne dhe do ta imagjinonim dialogun vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë Serbia ndoshta nuk do të ishte ulur farë në tryezë, por do të kishte bërë diçka krejt të çmendur. Por, realiteti është se kemi mbështetje të fortë që të bëjmë një hap madhor drejt njohjes përfundimtare. Dhe ne nuk po e pranojmë këtë? Përse? Për çfarë arsye? Pyetja nuk është nëse kanë ata interes. Pyetja është a kemi ne interes apo jo? Mendoj se ata e kuptojnë se janë shumë të interesuar që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Si bëhet kjo? Duke humbur vëmendjen dhe duke krijuar situata apo duke bërë që të krijohen situata që më pas të bllokojnë, apo duke u përpjekur të qetësosh gjithçka, të japësh një gjë të vogël në këmbim të diçkaje më të madhe? Mendoj se zgjidhja është kjo e dyta. Nuk është shkencë, është logjikë e thjeshtë” ka deklaruar më tej Rama.
-
Rama: Taktikat vetëdëmtuese të Kosovës po e ndihmojnë viktimizimin e Serbisë
-
Rama: Kosova mund të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, nuk justifikohet sjellja e saj
-
Rama vlerëson se marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë më mirë se që kanë qenë ndonjëherë
-
Rama: Normalizimi i marrëdhënieve, gjëja më e mirë që mund t’u ndodhë Kosovës e Serbisë