Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: S’jam dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për bisedimet e kësaj jave midis Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, të cilat të mërkurën përfunduan me një marrëveshje.

Rama ka thënë se nuk pajtohet me kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me qëndrimet e tij të shprehura në bisedimet e së hënës përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesit nga Bashkimi Evropian, kryediplomatit Josep Borrell.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kurti, Vuçiq dhe Borrell kanë dialoguar të hënën në Bruksel për rreth 8 orë, por pa rezultat.

Pas bisedimeve trepalëshe, Borrell ka fajësuar Kurtin se nuk e ka pranuar propozimin e BE-së që Serbia të ndalojë prodhimin e targave me akronime të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova ta anulojë vendimin për masa ndaj pronarëve të veturave me targa ilegale.

Edhe Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme Arbëri Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme

Një marrëveshje e tillë është arritur pas dy ditësh midis kryenegociatorëve të palëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.