Sot në Bruksel fillon Samiti i vendeve anëtare të NATO-s.
Në Samit merr pjesë edhe Shqipëria.
Para Samitit, përfaqësues të vendeve anëtare, bënë “një foto familjare”.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, afër kryetarit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka mbetur me shikimin nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndoshta për t’u harruar deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA kundër të nominuarit të republikanëve amerikanë për president të vendit.
{gallery}
Rama sot është takuar me homologun grek, Aleksis Tsipras.
“Greqia na ka mbështetur dhe ne dëshirojmë që ajo të vijojë mbështetjen në procesin e integrimit”, ka thënë Rama.
Ndërsa Tsipras ka shprehur mbështetjen e fortë të Greqisë për reformat për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri.