Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Samiti i Berlinit na jep kënaqësinë të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ka thënë se mbajtja e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë do t’i japë vendit kënaqësinë të shfaqin fuqinë e mikpritjes shqiptare.

Në një konferencë për media të dielën në hapje të një kolegji të ri evropian së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Rama ka thënë se mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë i bën krenar.

“I pari Samit i Procesit të Berlinit që realizohet jashtë kufijve. Kjo gjë ne na bën krenarë dhe na jep kënaqësinë si vend të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare, e cila besoj që po të kishte një konkurs në Euvopë do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë”, ka thënë Rama.

Samiti i Berlinit do të mbahet në Tiranë të hënën dhe të martën.