Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka cilësuar ngjarje historike mbajtjen në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit.
Begaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kjo është ngjarje e madhe për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar ai.
Të hënën e 16 tetorit, Tirana është nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në një vend jashtë Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Samiti i Berlinit na jep kënaqësinë të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare
-
Begaj: Samiti i Procesit të Berlinit do të nxisë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor
-
Rama e falënderon Scholzin për “ripërtëritjen” e Procesit të Berlinit
-
Rama pret liderët e BE-së e të rajonit në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit
-
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, agjenda e plotë