Arbëri

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, agjenda e plotë

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë këtë të hënë, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Nga Kryeministria e Kosovës është ka publikuar agjenda e plotë të këtij Samiti, i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend jo anëtar të BE-së, raporton "RTK". 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka përjashtuar mundësinë që gjatë Samitit të ketë edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. 

Sipas, agjendës nga ora 11:00 do të jetë pritja e liderëve, ndërsa në orën 11:30 do të jenë fjalët hapëse. Në ora 12:00 do të nis sesioni i parë i punës, e në ora 12:00 do të nisë sesioni i dytë i punës.

Në ora 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional, e në ora 17:45 do të mbahet konferenca për media.

Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbërrijë sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme. Bëhet me dije se Von der Leyen do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në orën 15:30.

Po ashtu, Von der Leyen më pas do të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në ora 17:30 është paraparë një konferencë e përbashkët për media.

Teksa vijojnë përgatitjet për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për të siguruar mbarëvajtjen e tij, Policia ka nisur me marrjen e masave që prej të dielës.

Janë 1604 policë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore në Tiranë do të mbyllen që prej pasdites së sotme.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare.

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës