Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se të mërkurën Shqipërisë i është dhënë kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi i Samitit të ardhshëm në Tiranë.
Duke e përmendur edhe Samitin e parë të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, që do të mbahet më 6 dhjetor, Rama ka thënë se këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura më parë në Shqipëri, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht.
“Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht”, ka shkruar Rama në Facebook.
-
Rama e falënderon Scholzin për “ripërtëritjen” e Procesit të Berlinit
-
Rama pret liderët e BE-së e të rajonit në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit
-
Rama: Samiti i Berlinit na jep kënaqësinë të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare
-
Rama të martën në Gjermani, takon kancelarin Scholz
-
Rama: “Ballkani i Hapur” na dha mundësi të reja, s’e përjashton Procesin e Berlinit