Arbëri

Rama refuzon të flasë pas takimeve me Osmanin e Konjufcën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar të flasë për gazetarët pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se nuk do të flasë pasi nuk e ka “homologun” aty. Rama është refuzuar për takim nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se çfarëdo takimi duhet t’i paraprijë mbledhja e përmbashët mes dy qeverive, e anuluar njëanshëm nga Rama.

Megjithatë, ai ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të shkruar për takimet. Ka thënë se me Osmanin ka pasur “një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATOS, si edhe shqetësimet e përbashkëta”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Prishtinë, në turin e tij në vendet e rajonit për përgatitjet rreth Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të organizohet në muajin tetor në Tiranë.