Arbëri

Konjufca takohet me Ramën

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur edhe nga kryeparlametari Glauk Konjufca.

Nga ky takim që ka filluar nga ora 18:00, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Vizita e Ramës në Kosovë është përcjellë me shumë diskutime, pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me homologun nga Shqipëria.