Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video të liderëve të shteteve anëtare të NATO-s.
Ai e ka përshkruar videon si “plot humor”, ndërsa vërehet se ajo është krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
"Mirëmëngjes dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar ai në Facebook.
Rama në këtë video shfaqet me një automatik të vjetër kallashnikov në malet shqiptare.
Poshtë çdo lideri është shkruar edhe viti i anëtarësimit të shtetit në NATO, kurse në fund është përfshirë edhe Ukraina pa vit të caktuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri
-
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
-
Bëhet virale videoja e liderëve evropianë me AI në Tiranë
-
Drama familjare: Çka fshihet pas fotografisë së grupit të NATO-s
-
Rama: Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara e dronë luftarakë