Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paraqitur presidentit Bajram Begaj, propozimin që ish zv. drejtoreshën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Vlora Hyseni, ta emërojë drejtoreshë të shërbimit Informativ Kombëtar.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Vlora Hysenit drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyseni në qershor të vitit 2021 ishte shkarkuar nga posti i zv. drejtoreshës së AKI-së.
Vendimi ishte marr nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Hyseni në këtë pozitë ishte emëruar në shkurt të vitit 2019. Ajo ishte emëruar nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj, për një mandat pesëvjeçar.
