Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, deri në qershor të vitit 2021 kur ishte shkarkuar.
Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ishte drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.
SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori. Veprimtaria e SHISH-it bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit. Struktura dhe organika e SHISH-it propozohen nga Drejtori dhe miratohet nga Kryeministri. Parimet bazë të punës së këtij institucioni janë ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti.

-
Kryespiunia kosovare drejt SHISH-it
-
Opozita në Shqipëri do skanimin e të shkarkuarës nga AKI-ja që u propozua për SHISH
-
E shkarkuara nga AKI-ja propozohet për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shqipërisë
-
Ish-zëvendësshefja e AKI-së thotë se ishte shkarkuar vetëm nga pozita dhe se mori rekomandim pozitiv nga institucionet
-
Më në fund, Kosova bëhet me kryeprokuror të Shtetit