Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi një qytetare e Prishtinës u sulmua sot nga qentë endacakë.
Rama ka thënë se me shqetësim ka parë pamjet e atij sulmi. Ai ka treguar për hapat që ka ndërmarrë për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, por thotë se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, porse duhet bashkërenduar veprimet me Qeverinë e Kosovës dhe komunat tjera.
"Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese. Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem. Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sulmet e qytetarëve nga qentë endacakë janë shpeshtuar kohëve të fundit.
-
Protestohet kundër qasjes së Komunës së Prishtinës për trajtimin e qenve endacakë
-
Dështon Komuna e Prishtinës, qentë endacakë rikthehen në qendër
-
130 kafshime nga qentë endacakë për 10 muaj, zgjidhja s’duket afër
-
Komuna e Prishtinës synon që deri në mars t’i largojë nga rruga 1.500 qen
-
Hapet qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë