Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama prezanton paketën e rezistencës sociale, rrit pagën minimale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar të enjten atë që e ka quajtur paketë të rezistencës sociale, ku parashihet të rritet paga minimale dhe jo vetëm, për ta përballuar krizën ekonomike që ka kapluar vendet evropiane.

Në një adresim për media, Rama ka thënë se paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 32 në 34 mijë lekë, apo rreth 290 euro.

Përveç pagës minimale, kreu i ekzekutivit shqiptar ka konfirmuar se do të rriten pagat edhe për ushtarakët, mjekët, mësuesit e Policinë e Shtetit.

“Do ta vazhdojmë mbështetjen për TVSH-në e peshkimit. Gjithashtu nafta do të jetë pa taksë për fermerët”, ka shtuar ai.