Arbëri

Rama pret që mjetet t’i alokohen Prishtinës sot

Perparim Rama

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se pret që të hyrat prej 28 milionë eurosh për vitin 2024 të bartën sot (e enjte 27 nëntor) pas miratimit në Asamble.

“Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro! Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama po ashtu ka thënë se janë edhe 35 milionë euro që janë bllokuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Si dhe 25M të hyra vetanake dhe 10M grant qeveritar, në total 35Milion që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!” ka shtuar ai.

Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove.

Për votuan 38 asamblistë e një abstenoi.

Kjo do t’i hapë rrugës pagesave të faturave të pashlyera të Komunës së Prishtinës dhe fundit të grevës nga Trafiku Urban. Transportuesit publikë kanë protestuar tash e sa ditë shkaku i borxheve nga komuna. E komuna fajësonte Ministrinë e Financave për bllokim.

Lexo përditësimet tjera
Përparim Rama

Hapet rruga për rikthimin e transportuesve publikë në Prishtinë

(Artikull i përditësuar) - Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në një seancë të jashtëzakonshme ka...