Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, e cila po raportohet që nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, si propozim për të ardhmen e rajonit.
Duke refuzuar ta komentojë këtë ide, Rama ka pranuar se kishte biseduar me Janshën kohë më parë për ide të ndryshme.
“E kam parë dhe e kam biseduar me të. E kam biseduar me kryeministrin slloven kohë përpara. Kam biseduar në përgjithësi për idetë dhe e kam parë edhe këtë dokument që ka dalë, por s’kam asnjë koment për të. S’kam asnjë koment”, ka thënë ai të premten në “Vizion Plus”.
Kryeministri shqiptar ka refuzuar të flasë edhe për çështjen e përfolur për shkëmbime territoresh si zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. ka thënë se s’ka qenë as pro e as kundër idesë, e as se nuk ishte në krah të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama ka refuzuar të komentojë edhe për qëndrimet e tij rreth kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti.
Edhe
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
Që nga fillimi i javës në vendet e rajonit ka pasur spekulime për letrën e dërguar që supozohet t’i jetë dërguar Charles Michelit nga Jansha. Kjo letër, që diplomatë nga Bashkimi Evropian, nuk e besojnë, jep “zgjidhjen e problemit” të Ballkanit. Parashihet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
-
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
-
Rama thumbon Kurtin: Kryelartësia provinciale herët a vonë kthehet në ndëshkim
-
Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë
-
Rama paralajmëron “vizitë mbështetëse” në Kosovë pas pranimit të planit të BE-së