Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kjo është rruga e duhur

Albin Kurti - Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar “gjë shumë të mirë” marrëveshjen që Kosova dhe Serbia e nënshkruan të martën në Bruksel për rrymën në veri të Kosovës.

Dy shtetet miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri. Marrëveshje ishte arritur qysh më 2013, por s’ishte zbatuar. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë. Me marrëveshje parashihet që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të lëshojë licencë furnizimi te “Elektroseveri”, i cili do të merret me operimin në katër komunat në veri.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!” ka qenë komenti i Ramës në Twitter për arritjen e marrëveshjes.