Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: PD-së, sistem monitorimi të strukturave shtetërore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar pasditen e së mërkurës se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të monitoruar procesin zgjedhor në nivele të barabarta me qeverinë.

“Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, policisë, drejtorive të arsimit, sistemit të burgjeve, ku janë dhe pikat e adresuara si problematike në raportet e mëparshme të ODIHR-it”, ka deklaruar Rama, raporton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rama ka shtuar se me PD-në është rënë dakord për një rregullore që të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, përfshirë një kategori të caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk mund të përdoren gjatë saj.

“Më shumë se kaq nuk mund të ketë. Është një mekanizëm monitorimi që në kohën e Saliut nuk do ta kisha menduar”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, shumica nuk është në pritje të një përgjigjeje nga PD-ja, por po vazhdon punën për t’u përgatitur për procesin elektoral të Kavajës dhe më pas atë të qershorit.

“Ne nuk presim përgjigje, ne jemi në angazhim të plotë elektoral. Unë s’kam një takim tjetër, por këtu jam, i gatshëm për të ofruar garanci. Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është diskutuar”, ka shtuar Rama.