Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama ironizon me Berishën pasi u shpall non grata nga Britania

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi ish-presidenti Sali Berisha deklaroi të premten se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe.

Kreu i Partisë Demokratike vendosi të bëjë publik vendimin, pavarësisht se cilësohet si konfidencial.

“Enver Hoxha. Rreziko anglo-amerikan për Shqipërinë. Kujtime”, – shkruhet në foton që ka publikuar kryeministri.

Vetëm me kaq dhe mbishkrimin “no comment”, Rama vendosi të ironizojë me sanksionimin e Berishës nga Britania.

Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendim, ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.

Edhe Sali Berisha shpallet non grata edhe në Britani, nuk i lejohet hyrja atje Arbëri Sali Berisha shpallet non grata edhe në Britani, nuk i lejohet hyrja atje

Berisha ishte shpall non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vit më parë.