Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama i kundërpërgjigjet opozitës: Po duan ta djegin rrugën evropiane të Shqipërisë

Një ditë pasi opozita në Shqipëri vendosi për organizimin e protestave mbarë popullore kundër Qeverisë, duke bërë edhe thirrje për mosbindje civile, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Teksa shprehet se opozita e sotme tentoi të vendoste një tarifë prej 8-9 eurosh kur ishte në qeveri për Rrugën e Kombit, tani synon të djegë rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugë humburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë”, ka shkruar Rama, në rrjetin social Facebook.

Opozita e Shqipërisë ka paralajmëruar protesta derisa taksa rrugore të hiqet, dhe po ashtu ka thënë se nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e Qeverisë Rama.