“Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithçka tjetër”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama në përgjigje edhe të ftesës së një dite më parë të kryeparlamentarit dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta për zgjidhjen e situatës politike në vend.
Në një postim në facebook, Rama thotë se “e vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe unë kam qenë dhe mbetem i gatshëm për çdo zgjidhje që i’a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t’u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri”, shprehet ai.
Rama thekson se Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. “Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujës së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qëndrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje”
Por sipas tij, nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, ai shpreh gatishmërinë për t’u ulur e për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja.
“ Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për çdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cenon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standardeve demokratike. Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës”, përfundon qëndrimin e tij, kryeministri Rama.