Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët përmes Facebookut të martën, që t’i bashkohen një organizimi për pastrimin e liqenit të Badovcit.
Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.
Rama ka thënë se të gjitha shpenzimet e personave që do të marrin pjesë në pastrim ofrohen nga organizatorët.
“Bashkë për liqene më të pastra! Ftohen vullnetarët që më 16 shtator, t'i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit. Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator. Faleminderit GIZ Kosovo, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova – Pamkos për këtë iniciativë shumë të qëlluar”, ka shkruar Rama.
-
Rama: Nesër në Asamble do të votohet për themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”
-
Takimi Rama, Lladrovci e Ahmeti: Përgjegjësia për pastrimin t’u rikthehet komunave
-
Komuna e Prishtinës arsyetohet se iu kërkua ndihmë nga “Pastrimi” pas kontratës me negocim
-
Abdixhiku: Nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin
-
Rama akuzon “Pastrimin” për sabotazh: Sonte largohet bërlloku