Pasi kryeministri Edi Rama i delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt, posti i zëvendësministrit mbeti bosh.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Shqipërisë është vendosur që kjo detyrë t’i besohet Sokol Dedjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDedja më parë ka qenë drejtor për BE-në në Ministrin e Jashtme.
Kush është zv. ministri Sokol Dedja:
Sokol Dedja ka marrë titullin “Doktor” (2012) në Universitetin e Ghent, Belgjikë dhe titullin “Master” në Studime të BE (2003) në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe. Diplomën në Histori Evropiane (2000) e ka marrë në Universitetin e Napolit Federico II, Itali.