Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit.
“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”.
“Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.
-
Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
-
Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar
-
Rama: 25 qershori, përgjegjësi, Meta të marrë atributet e presidentit
-
Rama paralajmëron pensionimin nëse nuk merr gjysmën e mandateve në zgjedhje
-
Edi Rama ftesë për dialog opozitës për reformën zgjedhore