Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.
Kryeministria në Shqipëri bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, tch raporton se Rama ka folur edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Ne takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Merkel: Gjermania përkrahu Shqipërinë në NATO, do ta përkrahë edhe në BE
-
Rama takon Merkelin në Gjermani për negociatat, i kënaqur nga vlerësimet pozitive
-
Rama pret liderët e BE-së e të rajonit në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit
-
Rama të martën në Gjermani, takon kancelarin Scholz
-
Sot Merkeli viziton Tiranën, pritet të takohet edhe me Kurtin