Në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria i mirëpret dhe i respekton aleatët e saj, në një aleancës ku sipas tij, garantohet paqja.
Ai ka thënë të hënën se shteti shqiptar gjendet në anën tjetër, për dallim nga viti 1954 kur nën regjimin komunist Shqipëria “këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues.
“Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zërit të Popullit në maj të 1954-ës, kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante: të vdekur po kërcenin nga gëzimi, dhe lulet atë maj, kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin. Shqipëria, me këtë bazë konsiderohej një vend strategjik i Perandorisë Sovjetike, përballë Evropës Perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Por të lexosh planin e deklasifikuar të luftës që qëndronte në sirtarët e Kremlimit, lufta do të niste me bombardimin e NATO, bazat e NATO-s, dhe pjesë do të ishin edhe avionët bombardues të bazës së Kuçovës. Sot jetojmë në një epokë tjetër”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, kontribut në hapjen e kësaj baze janë edhe Italia e Turqia, që kanë ndihmuar Shqipërinë me avionë. Ai është shprehur se kjo bazë është element sigurie për Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria gjendet në anën tjetër, duke mirëpritur me respekt aleatët e saj dhe partnerë, në një aleancë që është së pari aleancë vlerash për garantimin e paqes. Jam i lumtur që një punë e nisur prej kohësh, arriti të përfundojë. Këtu me ne janë miq, aleatë. Falënderoj ministrin e Mbrojtjes së Italisë, që ka ardhur me disa avionë me vete. Falënderoj miqtë turq, që për 3 dekada e mbajtën gjallë frymën e kësaj dekade. Një bazë, që është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, që e dimë është jo pak i rrezikuar nga Federata Ruse. Riaktivizimi i këtij aeroporti është vazhdim i rritjes së flotës sonë ajrore”, u shpreh kryeministri Rama./tch
-
Pritje për më shumë siguri në Ballkan pas përurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri
-
Rama: Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë nis me fluturimin e “Bayraktarëve”
-
Maqedonci: Baza e Kuçovës, frenuese e rrezikut të kundërshtarëve të stabilitetit
-
Haradinaj: Kurti doli nga kontrata politike me NATO-n
-
Osmani për bazën ajrore në Kuçovë: Ku ka NATO, ka paqe e stabilitet