Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se granti për “Pastrimin” nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) ka dështuar, pasi sipas tij, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk e ka nënshkruar.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se është e turpshme që para partnerëve ndërkombëtarë të shpjegojnë që një projekt i rëndësishëm po dështon për shkak të Qeverisë.
“Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqësisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfW ka njoftuar se granti për ‘Pastrimin’ dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit. E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente. Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan”, ka shkruar ai.
Ka thënë se zgjidhjen për mbeturinat do ta bëjnë në seancën e radhës të kryeqytetit.
“Por, qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave. Prandaj kemi marrë vendim që të krijojmë Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit! Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si Kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë. Pa pritur pafund. Situata me mbeturinat është e rëndë dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Dhe zgjidhje do të bëjmë. Menjëherë. Me urgjencë, në seancën e radhës të Kryeqytetit”, ka thënë ai.
-
Rama thotë se kanë nisur themelimin e ndërmarrjes së re të pastrimit për Prishtinën
-
KfW-ja paralajmëron edhe Ramën për projektin 80-milionësh
-
Murati: Keqmenaxhimi nga Komuna e Prishtinës po rrezikon projektin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes
-
Rama i reagon Muratit: Me punu s’po ja u do, por me blloku çoheni edhe natën
-
Murati për “tramët e autobusët elektrikë” të prezantuar nga Rama: Në kundërshtim me ligjin