Arbëri

Rakiqi falënderon Vuçiqin për marrëveshjen

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për arritjen e marrëveshjes për dokumente udhëtimi me Kosovën.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje e ruan lirinë e lëvizjes, dhe mbi të gjitha është për të ruajtur paqen, stabilitetin e po ashtu letërnjoftimet serbe në Kosovë.

“Kjo marrëveshje është e një rëndësiie të paçmueshme për serbët që jetojnë në Kosovë, sepse populli jonë e di më së miri se sa netë pa gjumë ka qëndruar, sa shqetësim dhe ankth kemi përjetuar, se si do ta takojmë 1 shtyatorin. Si do të jenë lëvizjet e mëtutjeshme të Prishtinës. Me këtë marrëveshje dhe garancitë shtesë të presidentit Vuçiq, mbrohen të drejtat tona për të jetuar me dinjitet e liri në këto vatra. E rëndësishme është që askush të mos ketë drejt t’i prekë letërnjoftimeve e serbëve të Kosovës e M., gjë që konfirmon edhe një herë prezencën e institucioneve të vendit tonë në këto zona”, ka thënë Rakiq, raporton “Kosovo Online”.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë kanë marrë atë që kanë kërkuar.

“Sot jemi dëshmitarë se vendi ynë dhe presidenti i kanë përmbushur premtimet. Nuk ka dyshim se na presin shumë sfida dhe ne serbët nga Kosova e M. themi se nuk do të lejojmë të heqim targat KM të shtetit të Serbisë. Ne vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje të plotë lidershipit tonë në të gjitha betejat diplomatike”, ka thënë Rakiq.

Edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka falënderuar Vuçiqin. Ka thënë se është sukses i diplomacisë serbe dhe i presidentit Vuçiq arritja e marrëveshjes.