“Nuk e dimë ç’është zgjidhja e kompromisit, por kryetarit Aleksandar Vuçiq i kemi thënë se e ka përkrahjen tonë dhe u gëzuam që na tha se nuk do ta paraqesë asnjë qëndrim për zgjidhje afatgjate e të qëndrueshme për Kosovën pa ne”, ka thënë për rts kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.
Ai ka shtuar se është i lumtur se ende nuk ka zgjidhje për këtë çështje sepse beson se tek ajo do të arrihet me kompromis dhe në konsultime me bashkësinë serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Mjaft me politikën që ishte udhëhequr dikur kur serbët nga Kosova nuk kishin bashkëbisedues në Beograd. Kemi pasur situatën kur Vuçiq ka marrë një letër të hapur në të cilën theksohet se ndarja është zgjidhje e keqe, demarkacioni është zgjidhja keqe, porse ata që e shkruan këtë letër, kanë letërnjoftim të Kosovës”, ka thënë Rakiq.
“Do t’i lusja të gjithë ata të na lënë ne që jetojmë në Kosovë, që ne me shtetin tonë dhe me kryetarin Vuçiq të vendosim për jetën tonë”, ka thënë Rakiq.
-
Vuçiqi i ashpër me Kroacinë e Slloveninë që mbështeten heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci